Skip to content

Policia ndal ceremoninë e martesës – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, 3 të arrestuar

Një informacion tronditës që mbërriti në Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit çoi në zbulimin e një rasti të dyshuar të martesës së një vajze të mitur në Fushë Kosovë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:30, Policia pranoi një denoncim se një 15-vjeçare po martohej në Lagjen 28.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore dolën në terren dhe arritën të lokalizonin e ndalonin një veturë Passat, e cila dyshohej se lidhej me rastin.

Related article  Nderron jete 21-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt

Brenda automjetit ndodheshin vajza e mitur, M.J., 15 vjeç, i cili dyshohet se ishte dhëndri, si dhe Afrim Berisha, 49 vjeçar, e Lulzim Beqiri, 34 vjeçar.

Sipas burimeve, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se e mitura ndodhej në një ceremoni martese me M.J.

Related article  Agron Shehaj su lejua të futej në Parlament, habit Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve

Vajza është intervistuar në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës. Sipas raportit policor, gjatë deklarimeve të tyre ata kanë pohuar se kanë qenë në pajtim me realizimin e kësaj martese.

Pas njoftimit të Prokurores Kujdestare për të Mitur, është urdhëruar ndalimi i të tre të dyshuarve për 48 orë.

Related article  Gazetarja e kronikes sapo 'plasi' deklaraten qe po ben buje ne rrjet

Rasti është iniciuar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published inNEWS