Skip to content

Krimi që tronditi Shqiperine, flet për herë të parë ish-partnerja e Nertil Buzit; misteri i 830 mijë paundëve…

Ngjarja tragjike që tronditi Roskovecin dy ditë më parë vijon të mbetet në qendër të hetimeve, ndërsa grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e parë e të resë nuk ka ndihmuar në sqarimin e motiveve që dyshohet se çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë dhe më pas të vetëvritej, pas rreth 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA për t’u dorëzuar.

Sipas të njëjtave burime, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u la e lirë nga autori, ka përshkruar vetëm ngjarjet që ndodhën në banesë në mëngjesin e 24 korrikut.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurma në shtëpi. Kur u zgjua, pa Refit Buzin në dhomën e saj, të armatosur me një armë gjahu.

“Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, ka deklaruar ajo para hetuesve.

24-vjeçarja ka treguar gjithashtu se në ato momente nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur në banesë.

Related article  EMRI/ Dorëhiqet ky person nga Ministria e madhe ne vend

“Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të ketë dëshmuar ajo.

Sa i përket motiveve të ngjarjes, përfundimit të marrëdhënies së saj me Refit Buzin, si edhe pretendimeve të këtij të fundit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur dhe që nuk i ishin kthyer, 24-vjeçarja nuk ka dhënë shpjegime. Për këtë arsye, grupi hetimor pritet ta marrë sërish në pyetje në vijim të hetimeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Si pasojë e sulmit humbi jetën Kosta Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaka, mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Pas ngjarjes, autori i dyshuar, 35-vjeçari Refit Buzi, u vetëvra brenda automjetit të tij, duke refuzuar të dorëzohej pavarësisht negociatave me Policinë dhe forcat RENEA, të cilat zgjatën rreth 10 orë.

Si ndodhi krimi?
Krimi i rëndë që tronditi Roskovecin paraditen e 24 korrikut vijon të hetohet, ndërsa grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat që mund të kenë çuar në ngjarjen tragjike.

Related article  Rama e konfirmon: Në Shqipëri, do të bëhet kjo gjë

Sipas të dhënave të deritanishme, 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi me armë zjarri ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, i cili humbi jetën në vend. Gjatë sulmit mbeti e plagosur rëndë edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Pas krimit, Buzi mori peng ish-partneren e tij dhe u izolua për disa orë, ndërsa zona u rrethua nga forcat e Policisë dhe RENEA-s. Në përfundim të operacionit, ai refuzoi të dorëzohej dhe u vetëvra brenda automjetit të tij.

Një nga pistat që po shqyrtohet nga hetuesit lidhet me refuzimin e 24-vjeçares për t’u rikthyer në marrëdhënie me ish-partnerin. Dy të rinjtë kishin bashkëjetuar në Tiranë, ku e reja ishte studente në degën e Infermierisë.

Sipas familjarëve të saj, mes tyre kishte një diferencë të konsiderueshme moshe. Ata ishin fejuar dhe kishin jetuar së bashku për një periudhë, por më pas 24-vjeçarja vendosi t’i jepte fund lidhjes për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Të afërmit e saj pretendojnë se pas ndarjes, Refit Buzi e kërcënonte vazhdimisht me armë, duke e detyruar të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshatin e lindjes. Sipas tyre, 35-vjeçari ishte arrestuar disa herë dhe, së fundmi, ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Related article  The sole rebel Republican who voted to release Epstein files in bold move defying Trump's administration

Ndërkohë, prindërit e autorit paraqesin një version tjetër të konfliktit. Ata pretendojnë se mosmarrëveshja me familjen e ish-bashkëjetueses kishte në qendër një çështje financiare.

Sipas tyre, 35-vjeçari kishte dërguar para nga Anglia gjatë kohës që jetonte me të renë dhe, pas ndarjes, kishte kërkuar kthimin e shumës, por kjo kërkesë nuk ishte pranuar. Babai i autorit thotë se pikërisht në atë moment marrëdhëniet mes dy familjeve nisën të përkeqësoheshin.

“Ka pasur konflikte me familjen e vajzës, por saktë nuk i dimë gjërat. Që kur ka ardhur, që u kthye sepse ishte jashtë, kishte dërguar disa lekë. I kishte dërguar në emër të saj. Kur kthehet që andej i kërkon ato lekë, që atje u shkatërruan, por nuk i di muhabetet e sakta. Që ato ditë u prish muhabeti. Ajo sa herë që vinte këtu na thoshte që të mos u tregonim prindërve të saj. Vinte fshehtas. Vinte pa lejen e prindërve, takohej me Nertilin. Edhe para se të hapej ky muhabet”, ka deklaruar babai i 35-vjeçarit.

Published inNEWS