Një stuhi e fortë breshëri ka përfshirë mesditën e së premtes qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.
Reshjet e dendura zgjatën rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë breshëri në rrugë dhe duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Sipas informacioneve paraprake, stuhia ka prekur edhe disa fshatra përreth, si dhe zona të Bashkive Librazhd dhe Prrenjas.
