Selin Bollati: “Është larguar nga shtëpia”/ Kërkohet ndihmë

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka nisur ditën e sotme me një lajm jo të mirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se i është larguar nga shtëpia qeni i saj i dashur, i quajtur Willy.

Related article  Arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar, detajet e para

Përmes një fjalie të ngarkuar me emocione, Selin u ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndjekësve të saj për ta gjetur sa më parë kafshën e saj shtëpiake.

“Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e bën lehtësisht të identifikueshëm. Ndihmë!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Related article  Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës

Ajo ka shpërndarë edhe disa fotografi të qenushit të saj të bardhë, me shpresën se dikush nga ndjekësit do ta pikasë dhe do ta ndihmojë të rikthehet shëndosh e mirë në shtëpi.

Related article  Raportohet se ne aksidentin e rende nje person

Shpresojmë që Selin ta gjejë sa më shpejt shëndoshë e mirë qenin e saj.