Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Në një deklaratë, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut, ndërsa thekson rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, lirisë së medias dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë.

Related article  Zarf i zi? Sherr mes Ilirit dhe Bujakes, çfarë ndodhi mes tyre në Ferma VIP?

LEXO EDHE: LAJMI FUNDIT| Edi Rama sapo mori vendim
“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

Related article  Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

LEXO EDHE: “2,500 euro për çdo efektiv policie
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.

LEXO EDHE: Tirana dhe Parisi në fl*kë, Rama e Macron ‘binjakëzojnë’ përgjigjet: S’ka dorëheqje, vendimet nuk merren në rrugë
U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.

Related article  Nga gëzimi në zi: Një natë më parë Arianiti ishte në dasmë me babain, sot familja Çetaj u godit nga tragjedia