Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 63-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, nga aksidenti është dëmtuar edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.