Polici e çon gruan police të v dekur në spital

Një polic ushtarak në Brazil është arrestuar pasi bashkëshortja e tij, gjithashtu oficere policie, u dërgua pa shenja jete në spital.

37-vjeçari Eduardo O. pretendoi se vdekja kishte ndodhur pas një aktiviteti seksual me pëlqim mes çiftit, por mjekët konstatuan se gruaja kishte ndërruar jetë disa orë më herët.

Sipas autoriteteve mjekësore, Michele Leao A., 41-vjeçare, kishte pësuar lëndime të shumta në trup, përfshirë dëmtime në kokë, hematoma, lëndime në këmbë dhe prerje. Rrethanat e sakta të vdekjes po hetohen nga autoritetet, transmeton Klankosova.tv

Related article  Ndodh çudia në Shqipëri, polici në Sarandë merret png brenda Komisariatit, të paraburgosurit e mbajnë për disa orë

Gjatë marrjes në pyetje, Oliveira ka deklaruar se çifti kishte konsumuar alkool dhe ekstazi së bashku, raporton Bild. Ai ka pretenduar se lëndimet ishin shkaktuar gjatë një aktiviteti intim me pëlqimin e të dyve, ndërsa ka thënë gjithashtu se gruaja kishte rënë nga shkallët dhe kishte pësuar lëndim në kokë.

Related article  Agron Shehaj mori dokumentin dhe iku me vrap, vjen reagimi i fortë i Edi Ramës

Sipas versionit të tij, ai e kishte ndihmuar bashkëshorten, e kishte dërguar në dhomë dhe vetëm më vonë kishte kuptuar se ajo nuk reagonte, transmeton Klankosova.tv. Më pas e kishte dërguar në spital.

Policia e arrestoi Eduardo Oliveiran po atë mbrëmje dhe gjatë kontrollit në banesën e çiftit ka sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë një objekt të thyer prej druri dhe sende të tjera që mund të ndihmojnë hetimin.

Related article  mes lotësh e dhimbjesh familja nuk e përballon dot, për 3 muaj ajo do

Familja e viktimës ka ngritur akuza për një marrëdhënie të karakterizuar nga abuzimi psikologjik, poshtërimi dhe kontrolli.

Nëna e Michele ka deklaruar se çifti ishte ndarë dhe pajtuar disa herë gjatë viteve dhe se vajza e saj së fundmi kishte tentuar t’i jepte fund lidhjes.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa trupi i 41-vjeçares është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. /Klankosova.tv