Skip to content

Befason politikani me VENDIMIN historik që ka marrë SHBA për Shqipërinë

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në Nju-Jork (New York), të publikuar nga bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Related article  Zbuloni se çfarë kuptimi ka shkronja “M” në pëllëmbën tuaj

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili informoi se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little Albania”.

“LAJMI I MIRË! Kryetari i Bashkisë së New York Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little🦅🇦🇱Albania”. Ky vlerësim e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan”, shkruan Balla.

Related article  A ka kryer marrdhënie pas ndarjes nga Ilir Meta? Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi

Ky vlerësim, e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan.

Related article  Teenage heartthrob left Hollywood to focus on family

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e Nju-Jorkut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronks (Bronx), ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet.

Published inNEWS