Skip to content

Del foto e 26 vjecares qe iu nderpre jeta ne lule te rinise

Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur këtë të diel në Pogradec, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Viktima është identifikuar si Elmedina Lloga, 26 vjeç, e cila ndodhej si pasagjere në një nga mjetet e përfshira në aksidentin tragjik.

Related article  ‘He may…’ Police make major breakthrough regarding suspect who shot at U.S. lawmaker

Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi G. H, banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, të drejtuar nga shtetasi E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Related article  Trump’s DHS Cracks Down In LA, Illegals Rounded Up in Bold Operation

Përplasja ka rezultuar fatale për 26-vjeçaren, e cila ishte pasagjere në mjetin që po drejtohej nga shtetasi E.LL. Ndërsa si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe dy drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjete.

Related article  Elon Musk Blows Major Hole in Trump’s Epstein ‘Hoax’ Theory

Të katër të lënduarit janë transportuar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas bluzave të bardha ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

Published inNEWS