Skip to content

“Preket çdo qytet i Shqipërisë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË

Programi “Rilindja Urbane 2.0” parashikon që të gjitha bashkitë e vendit të furnizohen me autobusë elektrikë.

Detajet u dhanë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se do të ndërtohet një kompani e përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkitë, që të furnizohen me flota të reja autobusësh elektrikë.

Fillimisht projekti i urbaneve elektrike do të niset me bashkitë më fluksin më të madh te pasagjereve, po ashtu parashikohet edhe ndërtimi i parkimeve nëntokësore e mbitokësore nëpër qytete.

Related article  18-vjeçari ne Tirane kap m*t mamanë me djalin e tezes. Tr*ndit babai i djalit: Ja fala heren e pare kur shkoi me

“Është e papranueshme që ne të synojmë të ngjitemi më lart si vend turistik dhe të besojmë se mund të ngjitemi më lart duke mirëmbajtur atë që kemi dhe duke pranuar këtë kategori ku jemi. Kategoria ku jemi sot është kategori që duhet më patjetër ta lëmë pas, sepse përndryshe do të na vërë poshtë si vend turistik. Muzetë e lokale janë një element, transporti modern është element i domosdoshmesh.

Related article  femija 10 vjecar g*ditet nga motorri dhe makina (DETAJE)

Do krijojmë një kompani të përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkive për të furnizuar bashkitë, duke nisur me ato që kanë fluksin më të madh të turistëve, me autobusë të një gjenerate të re.

Autobusë elektrikë që do të duhet të plotësojnë shumë nevoja të rritura sidomos gjatë sezonit. Tjetër komponent janë parkimet. Nuk mundet më që ne të mos hyjmë në një fazë komplet të re të ndërtimit të parkimeve në qytete, nëntokësore, mbitokësore me të gjitha ato formula që u paraqitën këtu.

Related article  E papritur si do jete moti kete fundjave

Gjithçka do të bëjmë me ekonominë, në sensin e fuqizimit të subjekteve vendore, tek programi për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme me garanci sovrane”, tha Rama.

Published inNEWS