Del foto e 26 vjecares qe iu nderpre jeta ne lule te rinise

Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur këtë të diel në Pogradec, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Viktima është identifikuar si Elmedina Lloga, 26 vjeç, e cila ndodhej si pasagjere në një nga mjetet e përfshira në aksidentin tragjik.

Related article  E fundit! Merr fund java e “F*rrit”,ja kur nis ulja e temperaturave

Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi G. H, banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, të drejtuar nga shtetasi E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Related article  Elton Qyno: Igli Tare pranoi marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun; “SPAK tani ka nisur të bëjë një…”

Përplasja ka rezultuar fatale për 26-vjeçaren, e cila ishte pasagjere në mjetin që po drejtohej nga shtetasi E.LL. Ndërsa si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe dy drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjete.

Related article  Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është kancer, duhet të shporret…

Të katër të lënduarit janë transportuar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas bluzave të bardha ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.