Skip to content

Tre të vr*rë nga të sht*nat me a*më në një dyqan

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur në një incident me të shtëna në një dyqan në lagjen Fatih të Stambollit, një nga zonat më të njohura turistike të metropolit turk.

Related article  Del video se si burri i mori jeten baskeshortes ne Shkoder

Sipas mediave turke, ngjarja ndodhi pas një grindjeje mes pronarit të dyqanit dhe një klienti. Raportimet paraprake, të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, bëjnë me dije se konflikti mund të ketë ndodhur në një këmbim valutor.

Related article  Man, 40, Died After He Became Trapped in Freak Escalator Accident That Others Ignored as They Walked by

Policia ka arrestuar një të dyshuar në vendngjarje, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Ndërkohë, agjencia private e lajmeve DHA publikoi fotografi nga vendngjarja, ku shihet një person duke u transportuar me barelë drejt një ambulance.

Related article  “Kur populli ngrihet, askush nuk reziston”/ Arben Malaj parashikon fundin e Ramës: Rinia ka rrëzuar liderë të mëdhenj. Si Charles de Gaulle s’i mbijetoi revoltës…

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes./Top Channel

Published inNEWS