Skip to content

Vajza e ish-ministrit Ilir Beqaj ben veprimin befasuese

Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, vendimi është dekretuar nga Presidenti i republikës, Bajram Begaj, duke i hapur kështu rrugë heqjes dorë nga shtetësia shqiptare për Deborah-n.

Kujtojmë se ky vendim i saj vjen teksa i ati, ish-ministri i shëndetësisë, ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai la qelinë javën e kaluar pas ndryshimit të masës së sigurisë, në lidhje me dosjen “SASPAC”.

Related article  Çfarë po ndodh me Genta Ismajlin? Videoja e fundit ngre dyshime

Ndërsa sa i përket së bijës, në vitin 2024, ka rezultuar se edhe emri i saj ka dalë nga përgjimet e kryera për Beqajn. Ku sipas raportimeve të asaj kohe bashkëshortja dhe vajza e Beqajt në komunikimet e tyre flasin për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant, për të cilin u deklarua se Beqaj ishte pronar faktik.

Related article  Trump issues dire warning to the people of Tehran — says 'Iran should have signed the deal'

Më 07.07.2023 në një bisedë të kryer kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë” ndërkohë kontakti “Ada Cuci” i pergjigjet se “Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë”

Related article  Horoskopi i detajuar për muajin prill 2025 për çdo shenjë të zodiakut: Këto shenja do jenë në qendër të vëmendjes
Published inNEWS