Skip to content

Aksident me permasa fatale humbin jetën nënë e bir

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë.Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit, në rajonin e Serres.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja e rende ndodhur ne Maliq

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë. Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.

Related article  Dhimbje e madhe, del foto e dy shqiptareve

Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Deri më tani nuk dihet shkalla e plagëve që ai ka pësuar.

Related article  Nuk ishin pare kurre ne mes te Tiranes, por sot iu ‘bashkuan’ PROTESTES! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Tiranë!

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga

Published inNEWS