Ergys Agasi rrhet për vdkje nga dy tropojanë të dënuar

Ergys Agasi di shumë, ndoshta më shumë se çdo kush tjetër në prapaskenat e këtij pushteti, ndaj goditja e tij brenda murit të burgut ishte thjesht çështje kohe. Gazeta “SOT” ka mësuar se njeriu i konsideruar për vite me radhë si eminenca gri e Edi Ramës dhe ura e tij më e besuar me botën e krimit, është rrahur e masakruar barbarisht brenda në qeli nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm me origjinë nga Tropoja.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se dhunimi i tij brutal nuk ishte një sherr i zakonshëm mes të dënuarish apo një përplasje e çfarëdoshme e çastit, por një goditje e pastër me porosi mafioze me urdhër të prerë për t’i mbyllur gojën përgjithmonë.

Sulmuesit e masakruan fizikisht duke i lënë vetëm gjuhën pa i prerë, si një paralajmërim të përgjakshëm e të drejtpërdrejtë se nëse flet, dëshmon apo nxjerr sekretet e mëdha që zotëron, herën tjetër do t’ia presin edhe atë.

Prapaskena e transferimit me ngut drejt Fierit

Kjo ngjarje tronditëse dyshohet se shpjegon edhe aksionin e papritur të mëngjesit të djeshëm në paraburgimin e Bradasheshit ku papritur, forcat speciale të Policisë së Burgjeve zbarkuan papritur në ambientet e këtij institucioni. Ndërsa shumë nga “banorët” e qelive menduan se bëhej fjalë për një kontroll të zakonshëm në kërkim të sendeve të paligjshme, efektivët e DAP-it kishin vetëm një objektiv të vetëm: Ergys Agasin. Atij i është komunikuar urdhri i transferimit të menjëhershëm. Në katin e parë të paraburgimit ka pasur debate të forta e tensione verbal mes tij dhe efektivëve, pasi Agasi këmbëngulte me ngulm të njihej më parë me dokumentin zyrtar dhe destinacionin se ku po e dërgonin. Në mesditë, ai mbërriti nën masa të rrepta sigurie në burgun e Fierit.

Related article  Profesori nxjerr sekretin që askush nuk guxon ta thotë

Çfarë di Ergys Agasi?

Agasi konsiderohet si “koordinatori i përgjithshëm i grupeve kriminale” për llogari të kryeministrit. Ai nuk ishte thjesht një emër i lidhur me biznesin apo një menaxher i zakonshëm, por emëruesi i padukshëm i drejtorëve të policisë, zyrtarëve të tatimeve, lejeve të ndërtimit në bregdet dhe kontrollit të tenderave publikë nga Durrësi e Vlora deri në Tiranë. Nëpërmjet skemës me AKSHI-n dhe ndikimit absolut në drejtoritë kyçe të shtetit, ai garantonte riciklimin e parave të pista dhe mbajtjen në këmbë të ushtrisë financiare që ushqente pushtetin e Rilindjes. Në një video të publikuar, u pa makina e Ergys Agasit, futur mes vargut të makinave të eskortës së Gardës dhe Policisë që shoqëronin makinën e kryeministrit Edi Rama gjatë një udhëtimi, ndërsa në disa raste, Ergys Agasi është parë të futej lirshëm në godinën e Kryeministrisë.

Related article  Erjon Vishkulli rrezikonte shikimin dhe dëmtime në tru, mjekët italianë ngelën pa mend nga çfarë zbuluan

Mjaftojnë këto fakte për të provuar se Ergys Agasi, pa asnjë funksion zyrtar, nuk ishte thjesht një shërbëtor i zakonshëm i Edi Ramës, siç kanë qenë e janë shumë të tjerë që ai i përdor si patronazhistë terreni e skutash nëpërmjet ministrave dhe deputetëve. Por deri ditën e arrestimit, Ergys Agasi ka qenë aq afër Edi Ramës, sa ky i bënte dhe i besonte çdo bisedë e skenar konfidencial për afera që janë bërë publike dhe që nuk janë zbuluar akoma, por që i ka SPAK-u nëpër dosje ministrash, oligarkësh, drejtorësh e trafikantësh. Rama i ngarkonte menaxhim pazaresh dhe i kishte dhënë fuqi veprimesh, sikur të ishte kryeministër paralel në raport me ministrat, drejtorët, kryebashkiakët e PS-së dhe oligarkët.

Related article  Paralajmerimi i Alfred Cakos

Agasi gjithashtu di çdo detaj të errët për eliminimin e Ervis Martinajt pas gushtit 2022. Deklaratat e fundit publike të gazetarëve Elton Qyno dhe Artan Hoxha kanë zbërthyer me hollësi rolin e tij në këtë ngjarje. Sipas Qynos, Agasi u ka treguar vetë policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese fotografi që provonin vrasjen e Martinajt. Përmes këtyre fotove, ky informacion dyshohet se i ka shkuar drejtpërdrejt Edi Ramës dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, çka bëri që Agasi të fitonte besimin absolut dhe “imunitetin” politik nga vetë kryeministri. Por sot, kur rrethi i hetimeve ndërkombëtare e vendore po ngushtohet dhe presioni mbi aferat e qeverisë është shtuar në maksimum, oborri i pushtetit ka nisur të neutralizojë dëshmitarët e rrezikshëm./ BURIMI GAZETA SOT