Vendim Demaj, ish-nënkryetari demokrat i Bashkisë së Kamzës më shumë se një dekada ëmë parë, ka bërë një reagim të fortë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, pas denoncimit të tij për emërimin e “të rinjve patronazhistë” në poste publike.

Noka i referohej emërimit të një 24 vjeçari si zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit dhe propozimit të një 26 vjeçareje për Ambasadore të Shqipërisë në Katar.

Related article  Texas receives a major update following recent political developments

Mirëpo, ish-nënkryetari demokrat i Kamzës që tashmë është larguar në Kanada, risjell një dokument dhe thotë se kur Flamur Noka ishte Ministër i Brendshëm, emëroi si drejtoreshë një 22 vjeçare, pikërisht këngëtaren Greta Koçi.

Related article  Tr*gjike në Has! Dy vëllezër nga Kosova pësojnë aksident me makinë, njëri humb jetën, tjetri përfundon në …

“Sot analfabeti mallështor paska reaguar për emërimet e 2 patronazhistëve adoleshentë që regjimi paska emëruar në poste me shumë përgjegjësi, por ky pervers që i mendon shqiptarët trushpërlarë siç është vet”, shkruan Vendim Demaj.

Ai vijon më tej kur kur thotë se edhe Noka emëroi drejtuese në një drejtori të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme, një vajzë 22 vjeçe.

Related article  E fundit! Qytetarët vërshuan në shesh kundër projektit në Zvërnec/ Rama reagon:

“[…] harron se në vitin 2013 kur ky ordiner analfabet ishte Ministër i Brendshëm, emëroi një pjeshkë adoleshente vetëm 22 vjeçare në posti e Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëveshjeve”, vijon shënimi i ish-nënkryetarit të Kamzës.

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: