Tr*gjike në Has! Dy vëllezër nga Kosova pësojnë aksident me makinë, njëri humb jetën, tjetri përfundon në …

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domaj të Hasit, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur pas përmbysjes së një mjeti sportiv.

Related article  Skënder Hitaj merr urgjentisht vendimin e papritur, për policët u tha se do të vendoset një...

Aksidenti është regjistruar në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj. Viktima është identifikuar si A. Q., 46 vjeç, i cili po drejtonte mjetin në momentin e ngjarjes.

Related article  Pas përfundimit të Marshit në Sheshin e Prishtinës, BE-ja lëshon deklaratë

Nga përmbysja ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se mjeti është përmbysur aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Related article  Do mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni’! Ekstremi i djathtë kryeson sondazhet në Gjermani, çfarë mund tu ndodhe shqiptarëve