Saimir Korreshi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku pretendohet se dy persona, pjesë e Policisë së Shtetit debatojnë me njëri-tjetrin.

Është e paqartë arsyeja, ndërsa deputeti i PD-së shkruan se shkak i diskutimit mes tyre është bërë dhuna ndaj fëmijëve. “Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dëgjohet njëri teksa thotë në video.

Related article  Mira Murati do bëhet Kryeministre e Shqipërisë! Cako jep lajmin e bujshëm

Tensioni është i qartë, ndërsa të tjerë kanë ndaluar t’i shohin. Ndërkaq, personi tjetër i kthehet në fund dhe i thotë: “Mos m’u bëj si gjeneral brigade. Për kok të fëmijëve me mua nuk ndahesh mirë”. Një episod i paqartë që nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht mes tyre, tanimë me protestën që është mbyllur për ditën e sotme. Ndërkaq, Korreshi ka zgjedhur të shkruajë në diçiturë: “Cfare ndodh kur leket hyjne ne mes, kolegu nuk njeh kolegun, policet zihen me njerit tjetrin.

Related article  “Pse u ndave nga vajza ime”/ I riu merr vendimin e rëndë

Midis atyre horrave, banditeve dhe sherbetoreve te krimit ka dhe njerez te dhimbsur qe nuk durojne dot kete dhune brutale, i dhimbsen ata te rinjt, ndersa kolegu tij qelbesire i ben ironi , do te haj kockat qe i hedh Edi Rama”.

Related article  Dhimbje e madhe, del foto e dy shqiptareve