Stuhi e fortë ‘pushton’qytetin shqiptar/ Pemët e thyera vështirësojnë qarkullimin

Një stuhi e fortë ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Roskovecit dhe fshatrat përreth.

Stuhia ka zgjatur rreth 10 minuta, ndërsa erërat e forta kanë shkaktuar dëmtime në disa zona.

Related article  Pasi braktisi PS, Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth

Përgjatë aksit rrugor Vidhisht–Roskovec, disa pemë janë thyer dhe kanë përfunduar në rrugë, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Për momentin, nuk raportohet për persona të lënduar nga stuhia.

Related article  Burri i merr jetën gruas në sy të dy fëmijëve! Motra në lot, u përgatitëm të iknim por…