Shperthimi me tritol ne Shkoder, vjen reagimi i policise, del emri i objektivit

Policia e Shkodres ka reaguar menjehere per ngjarjen qe tronditi qytetin verior, ku deklaroi se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen “Qemal Stafa”, në Shkodër.

Related article  Donald Trump issues chilling new threat to Iran after ‘totally unacceptable’ peace proposal

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, Metin Bushati.

Related article  Policia e Tiranës flet për trupin e gjetur afer Elbasanit

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.