Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij ka miratuar një paketë masash lehtësuese, e cila parashikon për herë të parë heqjen e Taksë së Qarkullimit të automjeteve.

“Do të heqim Taksën e Qarkullimit dhe do ta mbledhim duke e vendosur te makina, përmes Drejtorisë së Transportit Rrugor”, u shpreh kryeministri, në një dalje të jashtëzakonshme për mediat.

Related article  Ian Somerhalder Reveals He and Nikki Reed Sold ‘Houses, Paintings, Cars, Watches’ to ‘Dig’ Themselves Out of 8-Figure Debt

Ai theksoi se “çmimi do të ulet menjëherë në 32 lekë direkt në pompë”, duke ju përgjigjur një kërkese të kahershme të drejtuesve të automjeteve, si një masë që do të reflektojë direkt uljen e çmimit të naftës në 32 lekë për litër.

Related article  All Eyes on Sunday Rose: Nicole Kidman’s Daughter Impresses at the Dior Fashion Show

Praktikisht, nëse çmimi i naftës është 220 lekë për litër, me heqjen e Taksës së Qarkullimit, ai do të zbresë automatikisht në 188 lekë për litër. Vjelja e taksës do të bëhet përmes pagesës vjetore të taksave të automjetit.

“Do të vendosim taksë qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, u shpreh kryeministri Edi Rama, por nuk sqaroi më tepër nëse kjo taksë do të prekë edhe makinat elektrike.

Related article  Erdogan i premton Kurtit, “dridhë” Beogradin me deklaratë për Kosovën

Pas 15 vitesh, Shqipëria do t’i japë fund taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant. Ky ndryshim krijon një hapësirë të fortë për uljen e çmimit të naftës dhe benzinës, raporton newsbomb.al.