Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në në zonën e Fushë Prezës, në Tiranë, ku bëhet me dije se një 58-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet.
Burimet bëjnë me dije se viktima e aksidentit të rëndë është shtetasi Skënder Alushi, i cili u përplas për vdekje nga 35-vjeçari Elvis Xhaferraj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të sotëm kur drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar me inicialet E. Xh., dyshohet se ka përplasur këmbësorin me inicialet S. A.
Fatkeqësisht, përplasja ka rezultuar fatale për 58-vjeçarin, i cili nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkaq bëhet me dije se është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i mjetit, i cili pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë. Autoritetet vendase po vijojnë me punën e tyre për zbardhjen e plotë të rastit.
“Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale.”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.