Skip to content

Ndodh edhe kjo, ky shtet lèshon gábimisht alárm për tèrmet 9.9 ballë

Miliona qytetarë në Japoni morën në telefonat e tyre një alarm emergjence për një tërmet me magnitudë 9.9, pasi Agjencia Meteorologjike e vendit (JMA) bëri një gabim në përllogaritjen e të dhënave sizmike.

Ngjarja ndodhi të premten, kur sistemi japonez i paralajmërimit regjistroi fillimisht një tërmet të fuqishëm pranë Ishujve Kurile. Autoritetet e korrigjuan njoftimin vetëm pak minuta më vonë, pasi konstatuan pasaktësi në përcaktimin e epiqendrës dhe magnitudës.

Related article  Ngjarje e rende mbremjen e sotme

Sipas të dhënave të korrigjuara, tërmeti kishte magnitudë 6.9 dhe goditi zonën pranë Gadishullit Kamçatka, në territorin rus, pak pas mesditës. Lëkundjet e kishin origjinën në një thellësi prej rreth 160 kilometrash.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë shpjegoi se sistemi kishte përcaktuar gabimisht pozicionin e epiqendrës, duke e vendosur atë rreth 680 kilometra më larg Japonisë nga vendndodhja reale. Ky gabim ndikoi drejtpërdrejt në përllogaritjen e magnitudës, e cila fillimisht arriti në vlerën e pasaktë 9.9.

Related article  E bujshme deklarata e fundit e Edi Rames!

Aktivizimi i alarmit emergjent shkaktoi ndërprerje të përkohshme në transportin publik, megjithëse autoritetet nuk raportuan panik të përhapur mes qytetarëve.

Pas korrigjimit të të dhënave, përfaqësuesit e JMA kërkuan falje publike për shqetësimet që shkaktoi njoftimi i gabuar.

Related article  Pinte çdo të hënë kafe me të! Ja si Altin Dumani e përzuri Vlora Hysenin nga zyra…! Do ngelni pa fjalë nga detajet

Zyrtari i agjencisë, Shinya Tsukada, pranoi problemin dhe shprehu ndjesë për pasojat që pati aktivizimi i sistemit të paralajmërimit.

Autoritetet japoneze e tërhoqën alarmin fillestar brenda pak minutash, ndërsa të dhënat përfundimtare konfirmuan magnitudën 6.9 të tërmetit pranë Kamçatkës.

Published inNEWS