Skip to content

Edi Rama poston foton e papritur

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga muaji mars do të nisë një linjë ajrore direkte mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, e cila do të operohet nga kompania ajrore Luxair.

Njoftimi u bë përmes një postimi në Facebook, ku Rama bëri të ditur edhe takimin me homologun e tij luksemburgas, Luc Frieden. Sipas kryeministrit, bisedimet u përqendruan te marrëdhëniet dypalëshe dhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Related article  E bujshme! Top Channel shkrin Fiks Fare, shkarkon Filip Cakullin, Julin dhe Xhemin, dalin detajet e forta, ja kush e merr në dorë

“Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, shkroi Rama në postimin e tij nga Luksemburgu.

Linja e re pritet të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë ajrore mes dy vendeve, duke u ofruar qytetarëve më shumë mundësi udhëtimi. Megjithatë, në njoftimin e publikuar nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi frekuencën e fluturimeve apo oraret e tyre.

Related article  15 years ago, my wife, Lisa, kissed our baby boy, Noah, on the forehead, grabbed her purse, and said, “I’ll be back soon. Just heading out for diapers.”
Published inNEWS