Skip to content

Udhëtimi me varkë kthehet në tr*gjedi

Një tragjedi ka tronditur një zonë detare në Malia të Kretës, ku një 42-vjeçare nga Holanda humbi jetën pasi ra nga një varkë dhe u nxor pa shenja jete. Sipas mediave greke, dy nëna holandeze kishin marrë me qira një varkë me fuqi 30 kuaj fuqi dhe kishin dalë për lundrim së bashku me tre fëmijët e tyre të mitur.

Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta dhe po hetohet nga autoritetet. Nuk dihet nëse gruaja kishte hyrë në ujë për të notuar apo nëse kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar aksidentalisht nga varka.

Related article  Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deputetët, ja cfare beri Spiropali

Kur shoqja e saj kuptoi se diçka nuk shkonte, ajo u hodh në det për ta ndihmuar. Ndërkohë, tre fëmijët që ndodheshin në varkë, nga mosha 4-5 vjeç më i vogli deri në 15 vjeç më i madhi, të frikësuar dhe në gjendje shoku, nisën të kërkonin ndihmë duke u bërë shenjë varkave që kalonin pranë.

Related article  “Një kala e ngritur u prish brenda një dite”, Saimir Vishaj i përlotur tregon ndarjen pas 35 vitesh

Personat e parë që mbërritën në vendngjarje e gjetën 42-vjeçaren pa ndjenja, ndërsa mbahej në krahë nga shoqja e saj. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk mundi të mbijetojë.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia, e cila do të tregojë nëse gruaja humbi jetën nga mbytja apo nga një problem shëndetësor.

Related article  Pas 40 vjetësh martesë, burri im vendosi të shkojë te ish-i dashura e tij. Kur mora vesh arsyen, mbeta e shastisur.

Burime nga autoritetet portuale sqaruan se për varka deri në 30 kuaj fuqi nuk kërkohet licencë drejtimi, ndaj shumë turistë i marrin me qira për udhëtime të shkurtra në det. Hetimi paraprak për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë vijon, ndërsa skenat e krijuara pas ngjarjes kanë prekur të gjithë të pranishmit, veçanërisht tre fëmijët që mbetën pa nënën e tyre.

Published inNEWS