Skip to content

SHBA jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë: Japim 302 milionë dollarë për…

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratifikimin nga Shqipëria të marrëveshjes së huas 302 milionë dollarëshe me SHBA për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

“Kjo hua do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, për rritjen e shpenzimeve në këtë sektor në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, thuhet në njoftim.

“Huaja do të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë duke ndihmuar në blerjen e kapaciteteve kyçe me origjinë amerikane dhe do të forcojë aftësinë e Europës që të mbrohet vetë. Si aleat në NATO, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me politikat kyçe të jashtme të SHBA, përfshi edhe duke u bërë pjesë si themeluese e Bordit të Paqes së Presidentit Trump”.

Related article  “Sulm i padëgjuar”/ Rama bën deklaratën e papritur

Duke shpërndarë njoftimin e DASH, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen. “Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë. Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, tha ai.

Related article  Po hètonte kòrrupsionin brenda pòlicisë, i merret jeta gazetares se njohur!

Marrëveshja e votuar javën e kaluar në Parlament dhe e dekretuar nga Presidenti Begaj u bë shkak për debat të ashpër politik. Partia Demokratike nuk e votoi, duke thënë se Qeveria nuk ka respektuar procedurat parlamentare të kalimit të një projektligji. Për këtë, demokratët e kanë dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar 7 shkelje nga ana e maxhorancës.

Related article  Rama tjetër mbledhje URGJENTE me drejtuesit politikë
Published inNEWS