Skip to content

Shperthim i fuqishem tritoli ne mes te qytetit te Shkodres, ku kalonin qindra qytetare, dalin detajet e renda

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar alarm te banorët dhe kalimtarët në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, ndërsa janë konstatuar vetëm dëme materiale.

Related article  Melania, RFK, Dr. Oz, and MAGA Mobilize to Save Teen, 15, Fighting Bone Cancer and Facing Bill Family Could Never Pay

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, si dhe llojin e lëndës plasëse të përdorur.

Related article  E fundit! Edi Rama nis ndryshimin e qeverisë? Largon nga detyra njeriun e rëndësishëm të qeverisë

Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka pasur një objektiv të caktuar, nëse lidhet me ndonjë pronë apo person konkret, apo nëse bëhet fjalë për një akt intimidues.

Hetuesit pritet të verifikojnë kamerat e sigurisë në zonë dhe të marrin në pyetje dëshmitarë të mundshëm, me qëllim identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Për momentin, policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi shpërthimin.

Related article  Skema e re e pensioneve ne Shqiperi, ja c'duhet te dini

Lajmi është në përditësim.

Published inNEWS