Skip to content

Ahmetaj: Veliaj festoi me uiski për urdhër-arrestin tim, do hapte tjetër shishe kur të

Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta gjatë intervistës së tij për “Çim Peka Live”, ku ka folur për urdhër-arrestin ndaj tij, marrëdhënien me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe për atë që ai e konsideron si një plan për eliminimin e tij fizik.

Ahmetaj pretendoi se segmente brenda SPAK-ut kanë qenë në dijeni se përshpejtimi i procedurave ndaj tij dhe dërgimi në burg mund ta ekspozonte ndaj rrezikut për jetën. Sipas tij, grupe kriminale janë vënë në lëvizje edhe për ta kërcënuar.

Related article  Dalin detajet nga ngjarja ku humben jeten 11 persona

Gjatë intervistës, Ahmetaj foli edhe për akuzat që lidhen me çështjen e Fierit, duke mohuar të ketë lidhje me firmat dhe dokumentet që, sipas tij, janë përdorur në këtë rast.

“Unë nuk hyj te punët e Fierit, i dashur. Ky është për qarkun e Fierit. Ja firmat. Shihni ndonjë emër ju, Arben Ahmetaj, këtu? Këtu. Shihni ndonjë Ministri Ekonomie? Jo. Po për çfarë më akuzojnë? Sepse kreu i organizatës donte kokë turku. E dini, është fakt. Një fakt. Erion Veliaj, ditën që ka dalë urdhri i arrestit për mua, ka hapur shishe uiski me drejtorët e vet, të cilët i bëri të gjithë koka turku,

Related article  E fundit nga protesta ne shesh, e bujshme cfare po lajmerohet per neser!

sepse 5D-ja është vepër e Erion Velisë. Edhe tha: “Tani”, më tha, “kryeministri s’ka më arrestime se e mbylli ky. E mbylla unë!”. Këta do të festonin, këta do të festonin. Erioni do të hapte shishe tjetër kur unë të humbja jetën në burg, për shkak të gjatë… nxehtësisë time, do të isha i eliminuar. Dhe kreu i organizatës do të dilte, do të më thoshte “më vjen keq” e të tjera, e të tjera. E do të thoshte “më ka premtuar kryeministri që situata në burgje do të përmirësohet”, deklaroi Ahmetaj.

Related article  Edi Rama bën gati “Big Bang”-un e pushtetit, 90% e qeverisë drejt shkarkimit! Dalin emrat dhe gjithçka do ndodhë të Premten
Published inNEWS