Rama përplaset me motrën e 28-vjeçarit të plagosur në protestë (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së motrës së Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit nga Elbasani që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka kundërshtuar pretendimet e familjares së të riut lidhur me mënyrën se si është organizuar dërgimi i tij për trajtim të specializuar në Itali.

Motra e Vishkullit kishte falënderuar personat që, sipas saj, morën iniciativën për ndërhyrjen mjekësore, duke pretenduar se transporti dhe shpenzimet ishin siguruar nga familja, miqtë dhe mbështetësit e saj, jo nga shteti.

Related article  Ishin duke pastruar veturën në oborr, detaje nga tragjedia ku nderruan jete babe e bir

Megjithatë, kryeministri ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke deklaruar se vendimi për dërgimin e 28-vjeçarit në Romë është marrë prej tij personalisht.

“Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë ‘persona’, po e kam marrë unë personalisht”, shkruan Rama.

Ai thekson se transporti me avion mjekësor dhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar nga shteti shqiptar, ndërsa shton se e ka takuar të riun dhe vëllanë e tij në sallën VIP të aeroportit, përpara nisjes drejt Italisë.

Related article  Më kanë dërguar fotografi të Vlora Hysenit duke u futur në vilën e Agasit, por …

Në reagimin e tij, Rama ka kundërshtuar edhe akuzat se po përpiqet ta përdorë rastin për përfitim politik, duke deklaruar se ndërhyrja është bërë për arsye humanitare.

“Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm”, shprehet kryeministri.

Megjithatë, një tjetër pjesë e deklaratës së tij ka tërhequr vëmendjen, pasi Rama i është referuar edhe personave të plagosur gjatë protestave si “dhunues të lënduar”.

“Kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar”, shkruan ai, pa paraqitur në këtë reagim prova që lidhin konkretisht Vishkullin me veprime të dhunshme.

Related article  Moti në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në këto zona

28-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në sy gjatë protestës, ku sipas raportimeve dyshohet se u godit nga një plumb gome. Gazetari Flavio Qarri ka raportuar se i riu ka humbur shikimin në syrin e majtë, ndërsa tashmë është dërguar në Itali për trajtim të specializuar.

Reagimet e kryeministrit dhe të motrës së Vishkullit paraqesin dy versione të kundërta lidhur me organizimin dhe financimin e trajtimit jashtë vendit.