Rama ZBULON kush qëndron pas protestuesve…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Ai i cilësoiu këto tubime si të rrezikshme dhe pretendoi se pas atyre qëndron “dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama është ndalur te plagosja në sy e 28-vjeçarit Erjon Vishkullit, ku ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe duke theksuar se dhuna gjatë protestave mund të sjellë pasoja të rënda.

Rama bëri të ditur gjithashtu se është angazhuar personalisht për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut në një spital në Itali, si dhe për transportin e tij me një avion çarter mjekësor.

Related article  Nje tjeter sk*ndal ne rradhet e forcave blu

Reagimi i plotë nga Edi Rama:

“Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje

Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!

Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur

Related article  I merret jeta biznesmenit te njohur (EMRI)

Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:

Related article  E pabesueshme! Kerkohet me urgjence doreheqja, Edi Rama befason: "Kam firmosur..."

Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!

Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!

Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.

Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni”, tha Rama.