vjen lajmi i fundit per Erjon Vishkullin

Gazetarja dhe moderatorja Megi Latifi ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së studentëve një ditë më parë në Tiranë.

Gazetarja tha kishte marrë një mesazh nga një person i njohur i 28-vjeçarit, sipas të cilit, syri i të riut ka shpëtuar, por ai pritet që të niset drejt Romës për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Aksident ne det, nderron jete nje person

“Meqenëse dje ka ndodhur një rast shumë i rëndë, Erjon Vishkulli, një 28-vjeçar, një ndër rastet më të rënda, doja të informoja edhe publikun që është duke na ndjekur. Një miku im më ka shkruar që në mëngjes për rastin, ta themi, sepse janë të gjithë të interesuar se çfarë ka ndodhur me të. Djali që folëm thotë në lidhje me Erjonin: ‘Syri i tij ka shpëtuar, duhet t’i bëjnë edhe një operacion tjetër. Do niset nesër në mëngjes për në Romë. Zoti e shpëtoftë’. Është mesazhi që më ka ardhur në telefon”, tha gazetarja.

Related article  Nancy Mace Names 6 Lawmakers in Bombshell Comments on Congressional Sex Scandal 'Slush Fund'

Ndërkohë, plagosja e 28-vjeçarit është bërë objekt hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit përgjegjës.

Related article  E trishtë! Partia Socialiste në zi, ndahet nga jeta themeluesi i PS-së