Skip to content

Rndohet skandali tjetër/ Këngëtarja shumë e njohur, përfshihet në “psllëqet” e …

Elton Tozaj ka paralajmëruar se mbrëmjen e sotme do të publikojë të tjera pretendime që lidhen me kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, duke thënë se këtë herë në materialet që disponon përfshihet edhe një këngëtare e njohur.

Në një postim të publikuar në Instagram, Tozaj shkruan: “Dhe një këngëtare shumë e njohur e përfshirë në pisllëqet e Erion Isait! Sonte ora 22:00”, pa bërë të ditur identitetin e artistes apo se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Related article  Ndahet nga jeta parakohe Sara

Paralajmërimi vjen vetëm pak orë pasi Tozaj publikoi disa materiale dhe bëri akuza publike ndaj Isait. Ai pretendon se kryebashkiaku u ka kërkuar favore seksuale punonjësve meshkuj të bashkisë dhe se disponon emrat e personave të përfshirë.

Tozaj ka publikuar gjithashtu pamje të disa bisedave private, për të cilat pretendon se i përkasin Isait dhe një personi tjetër. Në materialet e publikuara shfaqet një profil me emrin e kryebashkiakut dhe komunikime me përmbajtje intime. Autenticiteti i këtyre bisedave nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Related article  Çfarë di ambasada amerikane: Kthehet alerti i dhnes pas 35 dite proteste, cfare po ndodh...

Tashmë Tozaj paralajmëron një tjetër publikim në orën 22:00, ku thotë se do të flasë edhe për përfshirjen e një këngëtareje të njohur. Për momentin ai nuk ka dhënë të tjera detaje dhe mbetet e paqartë se çfarë lidhjeje pretendon se ka artistja me çështjen.

Related article  Dalin hartat e 9 qyteteve me te nxehta ne vend

Deri tani, Erion Isai nuk ka bërë një reagim publik mbi autenticitetin e materialeve të publikuara nga Tozaj apo mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

Published inNEWS