Skip to content

“Sot është një super ditë”/ Komisionerja e Bashkimit Europian ka një LAJM TË MIRË për Shqipërinë…

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë të re, me katër konferenca ndërqeveritare të zhvilluara në të njëjtën ditë për Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi.

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për vendet që synojnë anëtarësimin në Union.

“Sot është një ‘super e martë’ për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillojmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që kryesojnë procesin po hedhin hapa të mëdhenj përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.”-tha Kos.

Related article  Another Incident Involving Air India Mid-Flight – Here's What the Pilot Did to Avoid Tragedy

Në këtë proces, Shqipëria shënon një hap të rëndësishëm, pasi pritet të mbyllë kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Evropian. Kapitujt që do të përfundojnë lidhen me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

Related article  Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian e vendosi Shqipërinë mes vendeve që po avancojnë në procesin e integrimit, ndërsa Mali i Zi vijon të jetë vendi më i avancuar në negociata, me 18 nga 33 kapituj të mbyllur.

“Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë të negociatave. Mali i Zi ndodhet tashmë në fazën përfundimtare të negociatave formale. Tani, ky moment pozitiv duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren.”-u shpreh ajo.

Related article  Tronditet Shqiperia, vritet nje grua ne mes te rruges (VIDEO E RENDE)

Mbyllja e kapitujve të parë për Shqipërinë përbën një nga fazat më të rëndësishme të negociatave, por vendi duhet të vijojë punën për përmbushjen e kushteve në kapitujt e tjerë përpara përfundimit të procesit teknik të anëtarësimit.

Published inNEWS