Skip to content

Hyri në lumë të shpëtonte djalin e tij 5-vjeçar, rrjedha i merr jetën babait

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 38-vjeçar humbi jetën pasi u hodh në lumin Tagliamento për të shpëtuar djalin e tij të vogël që ishte marrë nga rrjedha e ujit.

Ngjarja ndodhi pranë Ronchis di Latisana, në provincën e Udines, nën viaduktin e autostradës A4. Alarmi u dha nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan shërbimet e emergjencës pasi panë persona në vështirësi në lumë.

Related article  Humbi nënën kur ishte vetëm 3 vjeç dhe u rrit me tezen, a e dini se moderatorja e njohur shqiptare është mbesa e Mesila Dodës?

Sipas autoriteteve italiane, viktima ishte një 38-vjeçar me profesion murator, me origjinë nga Baku i Azerbajxhanit, i cili jetonte në Pontebba, në provincën e Udines.

Mësohet se burri u hodh në ujë pasi djali i tij 5 vjeç e gjysmë u mor nga rryma e lumit. Në momentin e ngjarjes, me familjen ndodheshin edhe dy vajzat e tij, 9 dhe 11 vjeçe.

Related article  55 vjeçarja gjendet e vd ekur në banesë, dyshohet se ka vd ekur prej disa ditësh

Babai arriti ta nxirrte djalin në breg, ndërsa dy vajzat dhe nëna e tyre u ndihmuan nga persona të tjerë që ndodheshin pranë zonës. Por menjëherë pas shpëtimit të të birit, 38-vjeçari u zhduk në ujërat e lumit.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, një helikopter dhe ekipet e zhytësve, të cilët nisën kërkimet intensive. Pas disa orësh, trupi i pajetë i burrit u gjet në bregun tjetër të lumit Tagliamento.

Related article  He Thought He Was Just Filming a Tree — But What Happened at 0:18 Took His Breath Away

Ndërkohë, djali 5-vjeçar, i cili kishte pësuar probleme të rënda nga mbytja, u transportua me helikopter në spitalin e Udines. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e tragjedisë.

Published inNEWS