Skip to content

LAJMI FUNDIT, I merret jeta një personi, publikohet emri i tij

Detaje të rej janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar në Shkodër. Aleksander Koçeku është personi i cili ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtunë në aksin rrugor Prekal-Kir. Ai u gjet rreth orës 19:00 i vrarë me armë zjarri në automjet.

Related article  Erdhën nga Egjipti për të punuar te AlbaBeton, betoniereja u mori jetën

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen ndërsa sipas raportimeve të para dyshohet se shkak është gjakmarrja. Gjithashtu po vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

‘Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.

Related article  Zbardhet dëshmia e edukatores

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve’, njofton policia.

Related article  Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori
Published inNEWS