Skip to content

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet aeroplani, ka të vd ekur

Në lindje të Austrisë, dje ka ndodhur një aksident, ku është rrëzuar një aeroplan dhe si pasojë kanë humbur jetën piloti dhe një pasagjer.

“Aksidenti ndodhi pranë Gaming në lindje të vendit”, ka deklaruar një zëdhënës i qendrës së operacioneve të emergjencës së Austrisë së Poshtme për dpa, transmeton albinfo.at.

Related article  The Zodiac Signs Most Likely to Experience Psychic Dreams—Is Yours One of Them?

Sipas njoftimit nga policia, një vajzë adoleshente dhe një pasagjer tjetër mashkull u shpëtuan të gjallë nga vendi i rrëzimit në një pyll malor, ndërkohë që mbetën të lënduar rëndë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e mundshme të aksidentit, mirëpo detektivët nga forcat policore dhe ekspertët shtetërorë të aksidenteve të aviacionit kanë nisur një hetim.

Related article  Cudira shqiptare, ja cfare behet tek Bashkia e madhe ne vend

Ndryshe, vendi i rrëzimit, është terren i vështirë për t’u qasur, teksa zjarrfikësit njoftuan se punonjësit e shpëtimit duhet të hapnin rrugën përmes shkurrëve duke përdorur sharra zinxhirësh dhe pajisje të tjera dhe të ndërtonin një kalim të improvizuar mbi një përrua për të arritur te aeroplani.

Related article  Inside Dustin Diamond's Tragic Family Life: A Murdered Aunt, Untimely Deaths of His Brother and Mom, and Accusations His Dad Misused Funds

Gaming është një komunë e vogël rurale në shtetin federal të Austrisë së Poshtme teksa fshati ndodhet pranë malit Ötscher, i cili është pak më pak se 1,900 metra i lartë.

Published inNEWS