Skip to content

Dalin emrat e personave qe humben jeten ne aksident

Aksident i rëndë në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën dy persona pas përplasjes frontale mes dy automjeteve

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin në një aksident frontal, duke shkaktuar pasoja fatale. Goditja ka qenë e fortë, duke bërë që të dy automjetet të pësojnë dëmtime të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka dalë jashtë rruge pas përplasjes.

Related article  Të moshuarit e presin me padurim! Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje dy persona, të identifikuar si Qemal Cala dhe Drilon Tabaku.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

Related article  Protesta ne shesh! Çfarë ndodhi dje pas orës 22:00 qe ‘terboi’ Policine e Shtetit? Deri tani dihet se 16 persona ...

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjeteve ose një manovre të gabuar gjatë lëvizjes, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes./noa

Related article  Shembja e godinës në Athinë, 3 shqiptarë mes viktimave, 2 prej tyre motër e vëlla (EMRAT/Foto)
Published inNEWS