Edi Rama i gëzon të gjithë me SUPER LAJMIN: Nga 1 janari, ndodh kjo gjë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se çdo efektiv të Policisë së Shtetit i angazhuar në përballjen e protestës së dhunshme do të përfitojë një shpërblim prej 2,500 eurosh.

Gjatë fjalës së tij, Rama e vlerësoi rezistencën, sakrificën dhe kurajën e efektivëve, duke theksuar se shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë punonjësit e angazhuar në terren, pavarësisht pagës që marrin.

Rama bëri të ditur se nga 1 janari me hyrjen në fuqi të buxhetit të ri, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të pësojnë një rritje të konsiderueshme. Gjithashtu ai theksoi se vendimi për shpërblimin është marrë në shenjë vlerësimi për përballimin e presionit dhe sakrificave gjatë situatës së krijuar.

Related article  Babai i 17 vjecares nxjerr te reja nga ngjarja e bujshme

“Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga e policise se shtetit do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front.

Related article  Gazetarja e kronikes sapo 'plasi' deklaraten qe po ben buje ne rrjet

Sepse keni jo vetëm presion, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment për gjëra ekstra dhe e vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu. E njëjta shumë për të gjithë, sepse në këtë moment jeni të gjithë një dhe një për të gjithë”, tha Rama.

Related article  “Për borxh dhe për…”, zbardhën detaje të reja nga vra sja e Edmondit