Pasi u nda nga gruaja…! Anila Hoxha rrëfen pengun e madh të jetës së avokatit Vishaj: Nipi i tij Grei kishte

Gazetarja Anila Hoxha ka kujtuar me fjalë prekëse avokatin Saimir Vishaj, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha tregon se Vishaj kishte përfunduar pak ditë më parë seancat e terapisë dhe u kishte thënë miqve se e kishte mposhtur tumorin. Por, sipas saj, pa e kuptuar, ai po u jepte lamtumirën njerëzve të dashur, duke ruajtur deri në fund buzëqeshjen dhe forcën që e karakterizonte.

Gazetarja ndalet veçanërisht te dashuria e tij për familjen dhe malli që kishte për nipin, Grein, ndërsa përcjell edhe mesazhin që avokati la pas: të ecim gjithmonë përpara, edhe kur humbasim.

Related article  NATO konfirmon se i ka dërguar një “mesazh të fortë” Tiranës: Edi Rama në hall për atë që ua premtoi shqiptarëve! Gati heqja nga

Postimi i plotë i Anila Hoxhës

“Avokati dhe profesori Saimir Vishaj , babai i Salvit dhe i Kleit, gjyshit i Greit; u nda nga jeta sot në moshen 60 vjeçare. Saimiri luftoi me sëmundjen e pashërueshme dhe para pak ditësh mbylli seancat e terapisë. Menduam se ja doli se keshtu e quante tumorin, një luftë të fituar. Kështu na tha që e mundi ! Me shumë beteja në jetë , secila me e vështirë se tjetra, në të vërtete Saimiri po i jepte lamtumirën kujtdo që njihte , familjes së vjetër dhe familjes së re, miqve, juristëve , kolegëve e të afërmve në mynyrën e tij më origjinale dhe me te vecantë. Duke qëndruar fort në këmbë e duke rrëfyer se ne jetën e ndajmë me njëri – tjetrin, me njerëz që ikin e që vijnë, apo të njohur e të panjohur e për këtë ndikim që kemi duhet të jemi me te mirë e me më shumë dritë. Saimiri , miku i gazetarëve dhe jo vetëm ! Lamtumire Saimir , bashkohu me Even motrën që e deshe aq shumë dhe me prindërit. E di që ike me një mall të madh vecanërisht për nipin Grein, për të cilin lotet i mbaje në sy duke i mundur me buzëqeshjen e vlonjatit të fisëm . Por edhe me nje mesazh të fortë, na tregove se edhe ne rast se humbasim duhet të ecim përpara GJITHMONË!” ka shkruar ajo.

Related article  Ndahet nga jeta mjeku