Krim i rëndë! Burri i merr jeten gruas

Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili më pas dyshohet se kreu vetëvrasje.

Sipas mediumit malazez “Vijesti”, burri me inicialet Z.S. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, D.K., në shtëpinë e tyre në lagjen Bjeliši të Tivarit.

Related article  Detaje nga ngjarja e rende qe ka ndodhur ne Nju Jork

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 27 tetor, rreth orës 14:00.

Policia e Malit të Zi ka konfirmuar se zyrtarët policorë, pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur Z.S. pa shenja jete.

Related article  Rrëzohet avioni, humbin jetën të gjithë personat në bord

Sipas informacioneve fillestare të policisë, ai dyshohet se ka përdorur një pistoletë për ta qëlluar gruan, e cila kishte marrë plagë kërcënuese për jetën. Më pas, dyshohet se i njëjti armë është përdorur edhe për vetëvrasjen e tij.

Gruaja ishte dërguar nga ekipi i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Related article  Ngjarje e rende kete mbremje

“D.K., e cila pësoi lëndime kërcënuese për jetën në këtë rast, ndërroi jetë nga plagët e marra në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.