Lajm i kobshem kete te marte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në  zonën e Santa Cristinës të Italisë ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në punë, pasi një mjet i tonazhit të rëndë e ka zënë atë poshtë.

Referuar hetimeve paraprake, mediat italiane raportojnë se pak para momentit tragjik, Rogerti ishte duke drejtuar një rul kompresor, mjet që përdoret për ngjeshjen e asfaltit, kur humbi kontrollin dhe mjeti u përmbys.  Brenda sekondave raportohet se i riu dyshohet ra nga mjeti dhe më pas u shtyp nga mjeti duke pësuar plagë fatale që i morën jetën.

Related article  Nderron jete mesuesi i dalluar dhe mbeshtetesi i flakte i PS

Mjeti i tonazhit të rëndë zë poshtë 20-vjeçarin

Ndonëse në vendngjarje mbërritën me urgjencë ekipet e emergjencës dhe bluzat e bardha tentuan që ta mbanin në jetë, Rogerti nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 20-vjeçare.

Related article  Goditje e forte ne polici, 6 drejtues policie dhe kater oficere perfundojne…

Sakaq mësohet se Rogerti jetonte në Trevi së bashku me prindërit e vëllanë e tij, dhe ndarja e tij nga jeta në një moshë fare të re ka lënë të hapur një plagë të pashërueshme.

Related article  SPAK urdhëron kontrolle te ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda