Brenda PS-së ka nisur përplasja, Edi Rama nuk arrin t’i lexojë deputetët, ajo çfarë i ndodhi sot me të e tronditi

Mbledhja e grupit parlamentar ia shtoi ankthin kryeministrit, ndërsa mesazhi i Veliajt për “fundin e një bote” paralajmëron hapjen e luftës brenda mazhorancës…

Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në përpjekje për të matur gjendjen reale brenda radhëve të mazhorancës.

I shqetësuar nga zërat për ndryshimin e ekuilibrave, Rama përdori krizën e shkaktuar nga dhuna për t’i vënë deputetët në rresht dhe për të kuptuar qëndrimin e tyre ndaj qeverisë.

Sipas burimeve, ai u ngrit nga tryeza më i shqetësuar se kur hyri. Rama nuk arriti të lexonte një situatë që informatorët e tij e përshkruajnë si shpërthyese. Ajo mund të plasë si një minë me sahat në çastin e duhur.

Related article  Kallzimet e forta/ Emri i fortë i prokurorit që ka në dorë dosjen 'e nxehtë' të Adi Hilës

Kjo situatë përbën frikën kryesore të Edi Ramës. Jashtë grupit parlamentar, gjendja paraqitet edhe më e nderë. Qëndrimi i Erion Veliajt nga burgu për largimin e Aleksandar Vuçiçit duket se ia ka shtuar ankthin kreut të mazhorancës.

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës nuk reagoi gjatë dy javëve të dhunës në kryeqytet, edhe pse protestuesit i dogjën zyrat e institucionit që ai drejton. Kur Tirana u vu në zjarr e në hekur, Veliaj nuk nxori as xing, as ming.

Nuk reaguan as Elisa Spiropali dhe as deputetë të tjerë, të cilët Edi Rama i ka futur në rrethin e kuq, si Emiliano Zapata.

Reagimi i Erion Veliajt për humbjen e Aleksandar Vuçiçit nuk lidhej vetëm me ish-presidentin serb. Ai përmbante një metaforë të qartë për Shqipërinë dhe një mesazh politik që lexohet lehtësisht mes rreshtave.

Related article  E peson keq biznesmeni ne Tirane

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit! Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate. Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale.

Edi Rama, sipas të gjitha gjasave, do ta lexojë këtë mesazh si akt lufte. Veliaj shpreh qartë mbështetjen për protestat studentore që rrëzuan Vuçiçin dhe, tërthorazi, për protestat që po zhvillohen sot kundër Ramës.

Related article  Rama nuk po bën hapa pas! Në PS nuk durojnë më! Vjen dorëheqja e madhe nga njeriu që dha gjithçka

Kur shkruan se protestat nuk sjellin fundin e botës, por fundin e një bote, Veliaj duket se i drejtohet ish-mikut dhe shefit të tij politik.

Ky mesazh mund të shënojë hapjen zyrtare të luftës brenda Partisë Socialiste. Ditët e ardhshme mund të sjellin largime, qëndrime të reja dhe përplasje, fillimisht në strukturat e Tiranës dhe më pas në grupin parlamentar.

Problemet mund të shfaqen gjatë votimit të aktit normativ për protestat, por edhe gjatë miratimit të buxhetit të shtetit./Pamfleti