Skip to content

E peson keq biznesmeni ne Tirane

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kanë mashtruar një 70-vjeçar dhe i kanë marrë 100 000 euro. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Brian Serica, 31 vjeç, dhe Skerdi Meta, 23 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi R. H., 31 vjeç.

Këta shtetas, duke përdorur inteligjencën artificiale, i janë prezantuar 70-vjeçarit përmes mesazheve si të njohur të tij dhe e kanë mashtruar, duke i marrë 100 000 euro. Ata i kanë premtuar se do t’ia kthenin shumën pas disa orësh. I moshuari, i cili ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar ka njoftuar menjëherë policinë.

Related article  Çfarë do të ndodhë më 16 korrik? Zbardhet lëvizja e fundit ligjore e Belinda Ballukut

Policia bën me dije se vijon punën për kapjen e shtetsit R. H., si dhe identifikimin dhe kapjen e personit që ka shkuar në subjektine 70-vjeçarit dhe i ka marrë paratë.

Related article  Trmet i fortë në Ballkan, ja epiqendra

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma”, u arrestuan shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. H., 31 vjeç.

Këta shtetas, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe duke iu prezantuar një 70-vjeçari, përmes mesazheve, si të njohur të tij, e kanë mashtruar 70-vjeçarin që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave dhe i kanë marrë 100 000 euro me justifikimin se do t’ia kthenin pas disa orësh. 70 vjeçari, pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Related article  Ishin duke pastruar veturën në oborr, detaje nga tragjedia ku nderruan jete babe e bir

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit R. H., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka shkuar te subjekti i 70-vjeçarit dhe ka marrë shumën e eurove, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Published inNEWS