Skip to content

Tre të vrarë dhe një i plagosur pas të shtënave në një dyqan, arrestohet një i dyshuar

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri të regjistruar në një dyqan në lagjen Fatih të Stambollit, një nga zonat më të frekuentuara dhe më të njohura turistike të metropolit turk.

Sipas raportimeve të mediave turke, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes pronarit të dyqanit dhe një klienti, ndërsa përplasja verbale dyshohet se ka përfunduar në përdorimin e armës.

Lexo gjithashtu: LAJMI I FUNDIT / Kjo gje e rende i ndodhi gazetarit te njohur
Raportimet paraprake, të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet, bëjnë me dije se konflikti mund të ketë nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje gjatë një këmbimi valutor.

Related article  Watch: Scott Jennings Leaves Race-Baiting Journalist Sputtering on Camera, With Reminder of How Dems Treat Blacks Who Defy Them

Pas të shtënave, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe të urgjencës. Tre persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Lexo gjithashtu: Pas temperaturave ekstreme, java e tretë e Gushtit vjen me një ndryshim. Flet Sinoptikania: Dita më e nxehtë pritet..
Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raportoi se policia ka arrestuar një person të dyshuar në vendngjarje. Ende nuk janë bërë të ditura identiteti i tij apo roli i saktë që dyshohet se ka pasur në ngjarje.

Related article  “Pas të nxehtit priten stuhi intensive dhe përmbytje në…”/ shtang Lajda Porja

Ndërkohë, agjencia private e lajmeve DHA publikoi fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një person duke u transportuar me barelë drejt një ambulance, ndërsa zona përreth dyqanit është rrethuar nga policia.

Related article  Ky eshte i riu qe humbji jeten ne aksidentin e sotem ne Ksamil

Lexo gjithashtu: E fundit! Arrestohet drejtuesi i lartë i Partisë Demokratike ne Shqiperi
Hetuesit kanë nisur mbledhjen e provave në vendngjarje, verifikimin e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të të shtënave.

Autoritetet turke pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, përfshirë identitetet e viktimave, gjendjen e të plagosurit dhe rrethanat që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Published inNEWS