Skip to content

Del emri i personit per shkaktoi ngjarjen ne Vlore

Një vajzë është përplasur teksa kalonte vizat e bardha nga një automjet që nuk i ndaloi semaforit të kuq. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, pranë ish-Hipotekës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip ‘Porsche’, me drejtues shtetasin Kevin Belaj, ka përplasur një vajzë 20 vjeçe, e cila në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Related article  The BIBLE says the age difference between

Pas përplasjes, automjeti nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. E reja, Anamaria Memeti është marrë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në vendngjarje është njoftuar edhe Policia.

Disa kalimtarë që kanë qenë pranë vendit të aksidentit pretendojnë se automjeti ka hyrë në kryqëzim duke kaluar me semafor të kuq. Megjithatë, kjo mbetet një dëshmi paraprake dhe pritet të verifikohet nga Policia përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore.

Related article  Përndiqte ish-gruan prej më shumë se 2 vitesh, i riu kërcënonte se do të vrasë veten

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës dhe as mbi identitetin e drejtuesit të automjetit që u largua pas përplasjes.

Related article  15+ Minimalist Tattoos That Carry Powerful Hidden Meanings

Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e automjetit.

Published inNEWS