Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar alarm te banorët dhe kalimtarët në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, ndërsa janë konstatuar vetëm dëme materiale.

Related article  Shoferi i makines prplas 41 vjecarin me vetedije, del arsyeja befasuese

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, si dhe llojin e lëndës plasëse të përdorur.

Related article  Ky funksion i telefonit po habit përdoruesit – a e keni ditur se ekziston?

Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka pasur një objektiv të caktuar, nëse lidhet me ndonjë pronë apo person konkret, apo nëse bëhet fjalë për një akt intimidues.

Hetuesit pritet të verifikojnë kamerat e sigurisë në zonë dhe të marrin në pyetje dëshmitarë të mundshëm, me qëllim identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Për momentin, policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi shpërthimin.

Related article  E fundit! Qeveria Rama merr VENDIMIN “final”: Nga sot, do të caktohet…

Lajmi është në përditësim.