‘Furtunë’ në polici/ Vijojnë ndryshimet, ja kush merr postin e madh

Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Juglindjes. Kryekomisar Mark Gjonmarku është emëruar në detyrën e shefit të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Related article  E rëndë në Itali/ 6-vjeçari ndërron jetë teksa po hante ushqim, prindërit tentuan t’a shpëtonin…

Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtin pozicion në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Ndërkohë, Klemend Pikuli, i cili prej më shumë se dy vitesh ka drejtuar Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Korçë, është emëruar në një pozicion të ri pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Related article  E kapën mat me kopje! Gjendet i pajete profesori i njohur i universitetit

Ndryshimet vijnë në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë në juglindje.