Ky është 25-vjeçari që mbeti i vdekur pas përleshjes me armë

25-vjeçari Amir Murati ka mbetur i vdekur mbrëmjen e kaluar pas një përleshjeje me armë zjarri në rrugën e Plastikave në Shkup.

Sipas informacioneve të bëra publike lidhur me rastin, autorët e sulmit dyshohet se kishin pasur cak dy persona të tjerë që ndodheshin në shoqëri me Amirin.

Related article  Dy banorët e Bigut ndjekin lojen e vjetër, shkojne në tualet bashke

Megjithatë, gjatë përleshjes me armë zjarri, plumbat e kanë goditur 25-vjeçarin, i cili dyshohet se nuk ishte objektivi i sulmit. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën.

Related article  Frikë dhe ankth në ajër! Avioni me 200 shqiptarë mbetet në qiell, pilotët tentojnë që të

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit e të riut, ndërsa rasti mbetet nën hetim nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.

Related article  Çfarë ndodhi në momentet e fundit të Mazonakis? Inteligjenca Artificiale, të dhënat e fshira dhe detaji që vë në dyshim versionin e mjekëve

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të Amir Muratit.