“E njoh personalisht Erjon Vishkullin”/ Taulant Balla del bllof, zbulohen komentet ku i riu e fyente rëndë në Internet (FOTO)

Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Megjithatë, disa komente të mëparshme të të riut në profilin e deputetit tregojnë se ai kishte një qëndrim krejt tjetër ndaj Ballës.

Në një reagim në Facebook, Balla i uroi shërim Vishkullit, duke treguar se njihte edhe familjen e tij, e cila merret me prodhimin e vajit të ullirit në Elbasan.

Related article  E fundit! Policia e shteti shpall në kërkim ish politikanin e njohur shqiptar

“Erjon Vishkullin e njoh personalisht dhe uroj të bëhet mirë. Një familje e shkëlqyer dhe fermerë prodhues të një vaji ulliri cilësor”, shkroi deputeti, duke shtuar se i riu është edhe një tifoz i njohur i futbollit, pranë AF Elbasanit dhe grupimit “Tifozat Kuq e Zi”.

Related article  Saimir Korreshi Humb papritur njeriun e zemrës në moshë të re!

Por, sipas një verifikimi të publikuar nga Piranjat News, në postimet e mëparshme të Ballës në Facebook gjenden komente fyese të bëra nga Vishkulli ndaj tij.

Në njërin prej tyre, i riu shkruante: “Fole ti o ku\*v qe nuk te do as shtepia jote”.

Në një tjetër postim, ku Balla shfaqej pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Vishkulli kishte komentuar: “O tao o GOJORS”.

Komentet tregojnë se 28-vjeçari nuk kishte një qëndrim pozitiv ndaj deputetit socialist, pavarësisht njohjes personale që ky i fundit pretendon se ka me të.

Related article  “Të gjithë shefat të japin dorëheqjen”