Moti i keq godet avionin

Një avion Boeing 737-800 i kompanisë ajrore Jet2 ka dalë për disa çaste nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia Boelo.

Related article  Babë e bir përleshen me të riun, ky është 24-vjeçari që iu mor jeta para syve të së atit

Avioni, i cili po mbërrinte nga Venecia, përfundoi për disa sekonda në zonën me bar pranë pistës, ndërsa piloti u përpoq të ruante kontrollin e tij mes kushteve të vështira atmosferike.

Related article  Iva ankohet hapur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do.

Siç shihet edhe në pamjet video, erërat e fuqishme e shtyjnë avionin anash, ndërsa piloti manovron për ta mbajtur brenda pistës së uljes.

Related article  Dogjen teserat e PS kunder shkrirjes se 15 bashkive, Rama ben reagimin qe habit te gjithe

Pavarësisht devijimit fillestar, avioni arriti të rikthehej në pistë dhe të përfundonte uljen.

Të gjithë pasagjerët zbritën të sigurt dhe nuk u raportua asnjë person i lënduar.